Në Malishevë kanë filluar punimet në rregullimin e oborrit të shkollës në Lladrovc

Kosova

Në Malishevë kanë filluar punimet në rregullimin e oborrit të shkollës në Lladrovc

Më: 5 maj 2020 Në ora: 16:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës shkollore dhe infrastrukturës përcjellëse, këto ditë kanë filluar punimet në rregullimin e ambienti të jashtëm, përkatësisht të oborrit të shkollës “Afrim Buçaj” në fshatin Lladrovc të Komunës së Malishevës.

Punimet në rregullimin e oborrit të shkollës, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është njoftuar me punimet që janë duke u zhvilluar në këtë shkollë.

“Ndonëse jemi duke kaluar në situatë pandemie, dhe duhet ta menaxhojmë këtë situatë, edhe realizimi i projekteve i ka vendin e vet dhe është një domosdoshmëri, prandaj edhe kemi filluar me realizimin e disa projekteve përfshi edhe rregullimin e oborrit të shkollës “Afrim Buçaj” në Lladrovc, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të përshtatshëm për nxënësit e kësaj shkolle, të cilët së shpejti pritet të hyjnë edhe në objektin e ri të shkollës së tyre”, tha nënkryetari Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat