​Paneli për Lirim me Kusht shqyrton 197 kërkesa gjatë kohës me Covid-19, aprovohen 70

Kosova

​Paneli për Lirim me Kusht shqyrton 197 kërkesa gjatë kohës me Covid-19, aprovohen 70

Më: 6 maj 2020 Në ora: 11:08
Foto ilustrim

Paneli për Lirim me Kusht gjatë periudhës së pandemisë Covid-19 ka mbajtur seanca me qëllim të shqyrtimit të kërkesave dhe propozimeve për lirim me kusht.

Paneli për Lirim me Kusht, nga data 3 prill 2020, ka mbajtur gjithsej 10 seanca, ku ka shqyrtuar dhe ka vendosur për 197 raste, të gjitha këto kërkesa për lirim me kusht të parashtruara nga ana e të dënuarve përmes Qendrave Korrektuese.

Shtatëdhjetë kërkesa janë aprovuar, tetëdhjetë e katër kërkesa janë refuzuar, në gjashtëmbëdhjetë kërkesa është pushuar procedura e shqyrtimit për lirim me kusht, për arsye të lirimit të parakohshëm nga ana e gjykatave, nëntë kërkesa janë hedhur poshtë dhe tetëmbëdhjetë kërkesa janë të pezulluar.

KGJK dhe Paneli me Lirim me Kusht janë të përkushtuar edhe në këtë kohë pandemie në mbështetje të qytetarëve, por gjithnjë duke respektuar dhe zbatuar vendimet e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat