Fillon dezinsektimi i zonave endemike në Malishevë

Kosova

Fillon dezinsektimi i zonave endemike në Malishevë

Më: 7 maj 2020 Në ora: 11:22
Foto ilustrim

Komuna e Malishevës ka njoftuar se ka filluar fushata e dezinsektimit të zonave endemike, kundër rriqrave, të cilët janë bartës të virusit të EHKK.

Kjo është bërë në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).

“Dezinsektimi i zonave endemike, bëhet në bashkërendim të aktiviteteve në mes të Komunës së Malishevës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike e ministrive përgjegjëse, ndërsa financohet nga Ministria e Bujqësisë”, thuhet në njoftimin e komunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat