Lirohet 6 vjet para kohe i dënuari me 25 vjet burgim

Kosova

Lirohet 6 vjet para kohe i dënuari me 25 vjet burgim

Më: 7 maj 2020 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Nëpër qendrat korrektuese të Kosovës u liruan edhe 70 vende.

Të gjithë këta persona u liruan me kusht vetëm gjatë muajit prillit të këtij viti nga 197 sa paraqitën kërkesë.

Paneli për Lirim me Kusht nuk mbahet mend të ketë aprovuar më shumë kërkesa për periudhë kaq të shkurtër. Shkak për këtë ishte përhapja e virusit korona.

Për të shqyrtuar të gjitha kërkesat, gjyqtarëve iu desh të mbajnë edhe takime të jashtëzakonshme.

Ndërkohë që për ato të dënueshme me mbi 5 vjet, u duhet të kalojnë 2/3 e dënimit. Një i denuar me 25 vite burg, u lirua 6 vjet para kohës, pasi kishte vuajtur 19 të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat