Trafiku urban e ndërurban në Kosovë do të nis qarkullimin prej kësaj date

Kosova

Trafiku urban e ndërurban në Kosovë do të nis qarkullimin prej kësaj date

Më: 10 maj 2020 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Për shkak të kujdesit e parandalimit për përhapjen e koronavirusit, në Kosovë, u ndalua edhe qarkullimi i trafikut urban e ndërurban.

Kjo masë ishte marrë më 31 mars.

E tash kur ka filluar rënia e infektimeve, ka nis edhe zbutja e masave.

Sipas planit të Qeverisë, prej 18 majit, do të filloi qarkullimi i trafikut urban e ndërurban veçse me leje të veçantë.

E prej 1 qershorit, kur parashihet faza e tretë, planifikohet edhe lejimi i qarkullimit të trafikut urban e ndërurban në përgjithësi, sikur që kishte qarkulluar edhe më herët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat