Nga kjo datë do t’ia nisin punës “berberat” në Kosovë

Kosova

Nga kjo datë do t’ia nisin punës “berberat” në Kosovë

Më: 10 maj 2020 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Nga data 4 maj ka filluar lehtësimi gradual i masave të izolimit.

Në fazën e parë që ka filluar nga 4 maji është zgjatur lëvizja e qytetarëve, dhe kanë filluar punën disa sektorë, siç është ndërtimtaria.

E në fazën e dytë që hyn në fuqi nga 18 maji deri më 2 qershor do të lejohen të punojnë disa kategori të bizneseve, ku bëjnë pjesë edhe sallonet e ondulimit.

Në fakt, në FAZËN e DYTË do të fillojë operimi i bizneseve, si:

-tregtia me pakicë,

-dentistët dhe fizioterapeutët,

-floktarët dhe sallonet e ondulimit,

-tregu i gjelbër,

-gastronomia,

-transporti hekurudhor,

-transporti urban dhe ndër-urban, si dhe

-qendrat e thirrjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat