“Dhuro dashni, jo dhunë!”, kampanjë që synon mbledhjen e mjeteve për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje

Kosova

“Dhuro dashni, jo dhunë!”, kampanjë që synon mbledhjen e mjeteve për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje

Më: 10 maj 2020 Në ora: 20:49
Foto ilustrim

“Dhuro dashni, jo dhunë!”, është kampanjë e TLP-AA përmes së cilës synohet të mblidhen mjete për t’u ndihmuar viktimave të dhunës në familje.

Dhuna në familje është rritur që nga fillimi i masave të bllokimit në përgjigje të Covid-19.

Numri i grave dhe fëmijëve që kërkojnë ndihmë institucionale është rritur ndjeshëm. Veçanërisht Strehëzat e Dhunës në Familje kanë një nevojë të madhe për ndihmë shtesë financiare, me qëllim që të sigurojnë strehim, mbështetje emocionale, siguri, ushqim dhe rroba për gratë dhe fëmijët.

Kushdo që shpreh vullnetin mund të ndihmojë KËTU.

Të gjitha mjetet e grumbulluara do të ndahen për tetë strehimoret e viktimave të dhunës në familje në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat