Vetizolohen 16 punëtorë mjekësor në Vushtrri, kishin kontakt me të infektuarin e fundit

Kosova

Vetizolohen 16 punëtorë mjekësor në Vushtrri, kishin kontakt me të infektuarin e fundit

Më: 11 maj 2020 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

16 punonjës shëndetësor të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Komunën e Vushtrrisë janë dërguar në vetizolim.

Kjo për shkak se të njëjtit i kanë ofruar shërbime mjekësore pacientit të mbrëmshëm nga fshati Studime e Epërme i cili doli pozitiv me Covid-19.

Lajmin për median e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli. 

“16 punëtorë të QKMF janë në vetizolim, vetëm për çështje sigurie. Derisa të testohen pasi që i kanë ofruar shërbim mjekësor pacientit të fundit me Covid-19 të konfirmuar mbrëmë”, tha Meholli.

Në Vushtrri janë konfirmuar gjithsej 25 raste me Covid-19, ku prej tyre 23 janë shëruar dhe një ka vdekur, derisa edhe një është aktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat