A do të mbahen këtë vit mbrëmjet e maturës?

Kosova

A do të mbahen këtë vit mbrëmjet e maturës?

Më: 11 maj 2020 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Në kuadër të shumë aktiviteteve që po shtyhen për shkak të pandemisë këtë vit nuk pritet të mbahen as mbrëmjet e maturës. Nxënësit janë shprehur të dëshpëruar e bizneset të cilat preken nga këto organizime thonë se pasojat financiare për ta do të jenë të mëdha.

Mbrëmjet e maturës për herë të parë që nga paslufta nuk do të mbahen si masë parandaluese ndaj pandemisë covid-19.

25 mijë maturantë në gjithë Kosovën nuk do të kurorëzojnë 3 vjet shkollim me këtë mbrëmje.

Shumë data të caktuara në hotele për këto mbrëmje tashmë janë anuluar e si rezultat humbjet edhe në hoteleri janë të mëdha.

Për shkak të masave parandaluese ndaj covid-19 është bërë e ditur që gjatë verës nuk do të lejohen as dasmat e ahengjet e tjera.

Së paku deri më tash, nuk ka vendim tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat