Moti paralajmëron të nxehtin afrikan

Kosova

Moti paralajmëron të nxehtin afrikan

Më: 12 maj 2020 Në ora: 06:24
Ilustrim

Depërtimi i një fronti të ftohtë mbi rajon ditën e martë, sjell rënie të lehtë të temperaturave, ndërsa përreth viseve malore, kryesisht në veri të vendit priten mundësi edhe për reshje lokale të shiut.
Pas kalimit të frontit, nga dita e mërkurë do të depërtojnë fusha të presionit më të rritur nga Europa qëndrore, të cilat do të kushtëzojnë mot kryesisht të kthjellët. Ditën e enjte një valë e të nxehtit afrikan do të shtrihet mbi vendin tonë, që ditën e premte do të rrisë temperaturat maksimale edhe mbi 30C.

Me shtrirjen e të nxehtit afrikan mbi vend, do të depërtojnë edhe përqëndrime më të larta të pluhurit saharian të cilat kohëpaskohe mund të rrisin e vlerat e cilësisë së ajrit edhe në të pashëndetshme.

12.05.2020 - Kryesisht me diell dhe ngrohtë. Ditën me zhvillime të vransirave lokale, që nga veriu i vendit mund të shoqërohen edhe reshje lokale shiu. Temperaturat në vise të ulëta 11C deri 24C, e në vise malore 7C deri 15C. Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi 7-16m/s, e në mbrëmje më e freskët nga verilindja 6-14m/s. Indeksi UV: 8.
13.05.2020 - Shumë ngrohtë, kryesisht me diell. Herë herë me vransira kalimtare, kryesisht të shtresave të larta. Temperaturat në vise të ulëta 6C deri 27C, e vise malore 5C deri 20C. Erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-10m/s. Indeksi UV: 9.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat