Në shesh u mblodhën 400 persona, kurse në një fshat të Llapit dy bujq u dënuan me nga 150 euro se dolën për të prashitur

Kosova

Në shesh u mblodhën 400 persona, kurse në një fshat të Llapit dy bujq u dënuan me nga 150 euro se dolën për të prashitur

Më: 13 maj 2020 Në ora: 12:27
Ilustrim

Prishtina dje u bë dëshmitare e një ngjarje të çuditshme, ku rreth 400 persona u shfaqën për prova për të protestuar.

Policia nuk bëri asgjë për të marrë masa, ndonëse dihet se me vendim të Qeverisë së Kosovës ndalohet lëvizja jashtë kohës së lejuar dhe pa arsye të domosdoshme dhe, sidomos, ndalohet grumbullimi i dy e më shumë personave.

Mirëpo, policia dje dy bujq në fshatin Barilevë të Podujevës, i ka dënuar me nga 150 euro vetëm se nuk kishin dokument se po shkonin në ara për të punuar tokën.

Këtë gjë e ka thënë gazetarja e njohur Anita Kadriu, e cila ka kritikuar për standard të dyfishta në marrjen e masave.

“Dje dy punëtor krahu vëllezër janë dënuar nga policia secili nga 150 euro, familja e tyre qëndron tepër keq ekonomikisht. Arsyeja pse u dënuan është se nuk kane pas dokument që po shkojnë me punu në arë në fshatin Barilevë nga fshati i tyre, me shkurt me prashit me pare te dikush. Për me prashit në ara apo punë krahu tregojuni njerëzve ku me nxjerr dokument!!! Dhë bazë cfarë ligji po i dënoni ata që 150 euro kanë harru kur i kanë pa, e jo me i siguru me pagu dënimin. A jeni të vetëdijshëm se kriza ka prek shumë njerëz, shumë familje, hiqni standardet e dyfishta në ndërrmarrjen e masave”, ka shkruar ajo.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se punëtorët e krahut dhe bujqit duhet të punojnë pa u ndëshkuar, pasi shton se janë kategoria që po e përjetojnë më së rëndi gjendjen e pandemisë.

“Bujku nuk mundet me punu sipas orarit të numrit në leternjoftim”, shton Kadriu.

Sidoqoftë, Kosova po shënon një rritje të numrit të të prekurve në ditët e fundit, ani pse java e kaluar u shqua me rënië të madhe ku në një ditë kishte vetëm një të infektuar dhe mbi 60 të shëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat