Tahiri: Dy rastet e reja me Covid-19 në Vushtrri kishin ardhur para disa ditësh nga Suedia

Kosova

Tahiri: Dy rastet e reja me Covid-19 në Vushtrri kishin ardhur para disa ditësh nga Suedia

Më: 13 maj 2020 Në ora: 21:17
Xhafer Tahiri

Janë konfirmuar tetë raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Në mesin e tyre, dy janë nga  Vushtrria.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka dhënë detaje për këto dy raste, për të cilat thotë se janë nga e njëjta familje, e që kanë ardhur  para disa ditësh nga Suedia.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë

Sot janë konfirmuar edhe 2 raste të reja me Coronavirus në qytetin tonë.

Të dy rastet janë nga e njejta familje, me banim në rrugën 2 maji. Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre.

Rastet e kontakteve të paralajmruara sot për testim sipas informatave nga IKSHPK nuk kanë arritur të përfundohen sot ndërsa rezultatet pritet të dalin nesër.

Ju lutem qëndroni në shtëpi, mbane distancen dhe përdorëni mjetet mbrojtëse, kështu nuk e marrim e as nuk ja japim askujt virusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat