Kryetari i Rahovecit flet pas konfirmimit të katër rasteve të reja me koronavirus në këtë komunë

Kosova

Kryetari i Rahovecit flet pas konfirmimit të katër rasteve të reja me koronavirus në këtë komunë

Më: 14 maj 2020 Në ora: 00:14
Smajl Latifi

Tetë raste me koronavirus janë regjistruar sot në Kosovë, nga gjithsej 255 mostra të testuara, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

Në komunën e Rahovecit, kanë rezulutar pozitiv me koronavirus katër raste.

Kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, ka thënë që rastet pozitive që kanë rezultuar sot janë raste kontakti, ndërsa ka theksuar se numri i të shëruarve deri tani është dy.

“Janë raste kontakti, familjarë të punëtores shëndetësore e cila e ka marrë infeksionin në repartin e hemodializës në Prizren. Fjala është për ritestim të familjarëve të saj, që kanë rezultuar pozitiv në testet të cilat i ka konfirmuar sot IKSHPK-ja”.

“Shpresojmë që ritestimi, do t’i nxjerrë negativ, për shkak se nuk kanë simptoma. Numri i të shëruarve në Rahovec deri tani është dy”.

Latifi ka komentuar edhe mos lejimin e zhvillimit të tregut në Rahovec në kohë pandemie.

“Për shqetësimin serioz të fermerëve dhe bujqve, kanë qenë të informuar të gjithë edhe ministria e Punëve të Brendshme. Kemi ngritur shqetësim serioz për t’i dhënë zgjidhje hapjes së tregjeve në Rahovec, pasi kemi hapësirë të përshtatshme , ku tezgat që janë investime të komunës kanë distancë mbi 6 metra”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat