Nesër mot afrikan në Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 33 gradë

Kosova

Nesër mot afrikan në Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 33 gradë

Më: 14 maj 2020 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

“Këto masa të ajrit do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, duke bërë që dita e premte të regjistroj temperatura rekorde për muajin që jemi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillohet që kontakti direkt me diellin nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar. Do të fryjë erë nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s.”, thuhet në raportin e IHMK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat