2 rastet e fundit rezultojnë negativ, Klina vazhdon të ketë 0 raste me COVID19

Kosova

2 rastet e fundit rezultojnë negativ, Klina vazhdon të ketë 0 raste me COVID19

Më: 14 maj 2020 Në ora: 23:27
Foto Ilustrim

Janë konfirmuar 18 raste të reja me COVID19 në Kosovë, ndërsa janë shëruar edhe 19 persona.

Klina vazhdon të jetë 0 raste aktive, këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Hekuran Sejdiu.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot janë testuar 2 persona nga Komuna e Klinës, fatmirësisht kanë rezultuar NEGATIV

Edhe pse Klina vazhdon të ketë 0 Raste me Covid 19 ,ju lutemi të jeni shumë të kujdesëshëm sepse rreziku nuk ka kaluar akoma .
Virusi Covid 19 është i tillë që mjafton vetëm një rast pozitiv për ta ndryshuar rrjedhën e jetës sonë .

Ju lutemi qëndroni në ?
#Doreza
#Maska
#Distanca2Metra

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat