Ferizaj, Shtërpca dhe Kaçaniku mbesin pa rrymë, shkaku i një prishje

Kosova

Ferizaj, Shtërpca dhe Kaçaniku mbesin pa rrymë, shkaku i një prishje

Më: 15 maj 2020 Në ora: 09:24
Ilustrim

KEDS’i ka njoftuar se Ferizaj, Shtërpca dhe Kaçaniku kanë mbetur pa rrymë, si pasojë e një prishje që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, KEDS’i ka bërë me dije se ekipet janë mobilizuar menjëherë për lokalizimin dhe identifikimin e prishjes dhe tashmë janë duke punuar për t’a sanuar atë në kohën sa më të shpejtë të mundshme.

“Si pasojë e një prishje që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në nivelin 35kV të Nënstacioni 110/35/10 kV “Ferizaj 4”, konsumatorët që furnizohen nga ky nënstacion kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike. Zonat e prekura nga ky defekt janë Ferizaji, Shterpca dhe Kacaniku”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat