AAK në Gjakovë: Opozita po përdor çdo mjet të mundshëm për penguar projektet për komunën

Kosova

AAK në Gjakovë: Opozita po përdor çdo mjet të mundshëm për penguar projektet për komunën

Më: 15 maj 2020 Në ora: 23:53

Asamblistja e AAK-së në Gjakovë, Florentina Gjergjaj, ka kritikuar opozitën në Kuvendin Komunal për siç thotë ajo qasjen destruktive që po tregojnë ndaj projekteve të parapara nga komuna që udhëhiqet nga Adrian Gjini.

Sipas saj, opozita ka përdorur çdo mjet të mundshëm për të penguar projektet komunale në Gjakovë.

Reagimi ka ardhur pas një protestë që një grup qytetarësh në Gjakovë kanë mbajtur sot për të kundërshtuar nisjen e punimeve për zgjerimin dhe rregullimin e rrugës “Nënë Tereza” në qendër të qytetit të Gjakovës.

Ky është reagimi i plotë:

Kur ke mungesë vizioni per zhvillimin e vendit tënd, atëherë përdorë çdo mjet të mundshëm për të penguar projektet që tjerët zhvillojnë.

Kjo ndodhi sot në Gjakovë nga kolegët tanë opozitarë, të cilët në mungesë të ideve dhe propozimeve konkrete për zhvillim, për dy vite janë treguar destruktiv si në asamble apo edhe në komisione të ndryshme, tashmë edhe ne rrugë kanë tentuar t’i pengojnë projektet e zhvillimit te Gjakovës, ajo çka pamë sot ishte istrumentalizimi i një proteste për t’a penguar projektin që do të ristrukuronte qendrën e qytetit, duke keqperdorur dhe shfrytëzuar shqetësimet e disa bizneseve që operojnë në atë pjesë e që është e kuptueshme që tashmë janë të prekur edhe nga situata e pandemisë ,por që para fillimit të këtijë projekti natyrshëm që në bazë të procedurave janë konsultuar paraprakisht dhe kanë pasur takim me kryetarin e komunës z.Gjini.

Ky projekt në periudhë afatmesme do të rigjallëroj komunitetin e biznesit dhe do të rikthej investimet nga ana e tyre, pra bizneset si në të gjithë vendin po përballen me krizë porse ky shqetësim mos të përdoret si potez politik nga ana e opozitës.

Ne jemi dëshmitarë që Gjakova po tranformohet vazhdimisht për të mirë, pra po investohet në të gjithë territorin e komunës padallim, por njëkohësisht jemi dëshimtarë edhe të paranojës dhe propagandave të vazhdueshme tē opozitës para çdo projekti të realizuar nga qeverisja e z. Ardian Gjini.

Ua përkujtoj që para fillimit të rregullimit të parkut të qytetit, zërat opozitar vazhdimisht dezinformonin opinionin që aty do të bëhen banesa nga anëtarët e AAK-së, parku ka marrë pamje të re dhe shumë atraktive, pra për paranoikët shtrohet pyetja ku janë banesat??

Kur filloi projekti i Lumit Krena, opozita e shihte si diçka te pamundshme dhe vazhdimisht propagandonin se po bëhet me këtë ose atë qëllim, une iu ftoj që ta rivizitoni Krenën.

Gjatë prezantimit të projekteve nga DZHE, opozita shkoi deri nē atë masë sa iu dukeshin qesharake këto projekte, sot kemi të përfunduar projektin e Shpellave të Kusarit, Rivitalizimi i monumenteve tê trashëgimisë kulturore-Urave, Rruga e Radoniqit, Zgjerimi i hyrje-daljeve të qytetit, qarkoret e qytetit-Rruga “Bujar Roka”, projekti i Stadiumit të Qytetit (mbështetur nga Qeverisja e Ramush Haradinajt) si dhe shumë projekte të tjera të cilat janë paragjykuar dhe vazhdimisht është propaganduar kundër tyre,sot këto projekte janë të prekshme dhe janë bërë edhe atraksion i shumë vizitorëve.

Pra kjo protestë është vetëm vazhdë e paranojave të opozitës të cilët sot u kamufluan përmes bizneseve të cilët edhe mund të jenë të shqetësuar.

Është e vërtetë që këto janë projektet e Ardian Gjinit, por janë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe njëkohësisht do të mbesin aset i vlefshëm i Gjakovës.

P.s. Në foto janë pamjet që ka marrë qyteti pas realizimit të projekteve të qeverisjes së z.Gjini, për të gjitha këto opozita vazhdimisht ka kritikuar dhe paragjykuar.

I gëzofshim së bashku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat