Parashikimi i motit për sot dhe katër ditët e ardhshme

Kosova

Parashikimi i motit për sot dhe katër ditët e ardhshme

Më: 16 maj 2020 Në ora: 07:53
Ilustrim

Nesër më freskët, ditën e diel sërish nxehtë. Javën e ardhshme pritet rënie e temperaturave dhe mundësi për reshje shiu.

Kalimi i një fronti të ftohtë nga veriu i rajonit ditën e shtunë, do të zmbrapsë të nxehtit afrikan më në jug të rajonit. Do të mbajë mot kryesisht me vranësira, e temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë. Ditën e diel, i nxehti afrikan sërish pritet të shtrihet mbi vendin tonë, ku mund të sjellë temperatura mbi 30C, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “në fillim të javës së ardhshme mbi Mesdhe do të depërtojë një ciklon nga Atlantiku, që nga mesi i javës do të kalojë edhe mbi rajonin tonë. Nga dita e martë dhe mërkurë priten mundësi për të reshura shiu, e masa më të ftohta ajrore që do të shtrihen mbi vend sjellin rënie të temperaturave”.

Sipas PW, pluhuri saharian që depërtoi sot me përqendrime më të larta, për shkak të rrymimeve ajrore nga Afrika veriore, mbetet prezent mbi rajon, megjithëse me përqendrime më të ulëta. Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat