Covid 19, Dr. Drilon Gashi jep lajmin e mirë: Momenti që ta vazhdojmë jetën tonë…

Kosova

Covid 19, Dr. Drilon Gashi jep lajmin e mirë: Momenti që ta vazhdojmë jetën tonë…

Më: 16 maj 2020 Në ora: 10:31
Drilon Gashi

Doktori nga Malisheva, Dr. Drilon Gashi, përmes një postimi në facebook ka shkruar se lehtësimi i masave sipas fazave nuk duhet të ndalet dhe të mos keqpërdoret.

Sipas tij, është momenti që gjithçka të kthehet në normalitet.

“Momenti të vazhdojmë jetën tonë gati normalisht vetëm rekomandimet e masave mbrojtëse t’i respektojmë deri në normalitetin e plotë!”, ka shkruar Gashi në faqen e tij në facebook.

Postimi i plotë:

Covid19 po njihet tashmë, në Kosovë i peshuam përhapjen, shërimin dhe vdekshmërinë.

Statistikat e Kosovës i përgjigjen fakteve shkencore, nga 955 pacientë të testuar pozitiv tash janë të shëruar 691 (rreth 75%), rastet aktive të mbetura janë me simptomatologji të lehtë, të vdekur 29 pacientë (rreth 3%) ndërsa në Klinikën Infektive numri i pacientëve të shtrirë sillet 10-15.

Masat u morën për shkak të përvojave të hidhura kryesisht të Italisë, mosnjohjes së qartë të virusit, kapaciteteve të institucioneve shëndetësore dhe jo pse mendonim që ta “vrasim” virusin se ajo dihej ?!

Tani, lehtësimi i masave sipas fazave nuk duhet të ndalet por edhe te mos keqpërdoret!
Momenti të vazhdojmë jetën tonë gati normalisht vetëm rekomandimet e masave mbrojtëse t’i respektojmë deri në normalitetin e plotë!

#merrFrymë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat