Në Klinë të Epërme të Skenderajt dje u fal xhumaja me besimtarë, komuna nuk din asgjë

Kosova

Në Klinë të Epërme të Skenderajt dje u fal xhumaja me besimtarë, komuna nuk din asgjë

Më: 16 maj 2020 Në ora: 14:19
Ilustrim

Në ditën kur në Kosovë u mor vendimi për lehtësimin e disa masave, aty nuk përfshihej edhe hapja e xhamive.

Mirëpo, ky vendim dje nuk është respektuar në fshatin Klinë të Epërme të Skenderajt, ku është falë xhumaja dhe sipas informatave të sigurta që posedon Reporteri, aty janë tubuar një numër i madh i njerëzve.

Media mëson se institucionet tashmë janë në dijeni për rastin, mirëpo në një përgjigje për gazetën ata kanë thënë se nuk dinë asgjë.

Po ashtu ka kontaktuar edhe me imamin e xhamisë “Shaban Jashari” në Skenderaj, Elbasan Xani i cili ka thënë se nuk ka njohuri për rastin, mirëpo ka potencuar se në xhaminë e tij janë duke u respektuar rregullat e vendosura nga institucionet.

Se dje në këtë xhami në fshatin Klinë të Epërme të Skenderajt u fal xhumaja në kundërshtim me rregullat e ndërmarra për menaxhimin e pandemisë.

Po ashtu mësohet se në këtë xhami janë duke u falë edhe teravitë.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Ministri Vitia dhe kreu i BIK-ut, Naim Tërnava kanë njoftuar se xhamitë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura për besimtarët myslimanë, e kjo në kuadër të masave mbrojtëse kundër pandemisë.

Hapja e tyre do të shqyrtohet në varësi prej situatës epidemiologjike në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat