15 të dyshuar me koronavirus priten të testohen sot në Vushtrri

Kosova

15 të dyshuar me koronavirus priten të testohen sot në Vushtrri

Më: 16 maj 2020 Në ora: 18:01
Ilustrim

Pas 18 rasteve të reja me koronavirus në Vushtrri, sot do të testohen 15 kontakte të të infektuarve.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli.

“ 15 raste do të testohen sot”, ka thënë Meholli.

Meholli po ashtu tha se të infektuarit e mbrëmshëm janë të moshave të ndryshme dhe të gjitha janë raste kontakti më të infektuarit e ardhur nga Suedia.

Ditët e fundit janë konfirmuar edhe 18 raste të reja me koronavirus në këtë komunë, sipas kryetarit të kësaj komune, Xhafer Tahiri, këto raste po shënojnë valën e dytë të përhapjes në Vushtrri.

Në Vushtrri janë konfirmuar gjithsej 42raste me Covid-19, 1 prej tyre ka vdekur dhe 18raste janë aktive, prej tyre edhe dy punëtorë shëndetësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat