Paralajmërohet protestë edhe në Prishtinë për shembjen e Teatrit në Shqipëri

Kosova

Paralajmërohet protestë edhe në Prishtinë për shembjen e Teatrit në Shqipëri

Më: 17 maj 2020 Në ora: 13:27
Pamje nga Tirana

Në shenjë solidariteti me rezistencën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Teatrit Kombëtar i Kosovës lajmëroi anulimin e shfaqjes “Skenderbeu ose Dashuri dhe Liri”, që ishte planifkuar të jepej sonte online.

"Teatri ka ekzituar para nesh dhe do të ekzistojë përgjithmonë," shkruhet në faqen e TKK.

Ndërkohë për këtë çështje në Prishtinë do të mbahet një tubim në orën 17:00.

Njoftimi u shpërnda nga drejtori i qendrës Multimediale në Kosovës, Jeton Neziraj, i cili më herët ka mbajtur postin e drejtorit artistik në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

“Në shenjë solidariteti me përpjekjen e tyre gati tre vjeçare, sot në ora 17:00 do të mblidhemi para Teatrit Kombëtar të Kosovës, për të shprehur indinjatën tonë me këtë arrogancë të pashoqe dhe kundërshtimin tonë ndaj këtij veprimi të Qeverisë shqiptare dhe Bashkisë së Tiranës.

Qeveria e Shqipërisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, në një akt të paprecedent, sot herët në mëngjes ka shembur godinën historike të Teatrit Kombëtar Shqiptar. Aksioni banditesk është shoqëruar me dhunë ndaj artistëve dhe aktivistëve qe po e mbronin teatrin tash e gati 3 vite.

Ftojmë të gjithë/a ata/o që ndajnë të njëjtat bindje, të na bashkohen sot para Teatrit Kombëtar të Kosovës, duke respektuar rekomandimet e IKSHPK dhe vendimet e Ministrisë së Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së COVID - 19. Ju lutemi të jeni të pajisur me maska e dorëza si dhe të mbani distancën prej së paku 2 metrash nga pjesëmarrësit/et tjerë/a në aksionin simbolik. Për të mbajtur distancën e rekomanduar ju lutemi të pozicionoheni tek pikat e vendosura në sheshin para Teatrit”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Neziraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat