Një muaj paraburgim për të dyshuarin që e rrihte vëllanë

Kosova

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që e rrihte vëllanë

Më: 17 maj 2020 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit B.A. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhuna në familje.

“Të pandehurit B.A. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjendet në liri i pandehuri B.A. mund të përsëris veprën penale, po ashtu mund të ndikoj edhe në të dëmtuarin – vëllain e tij.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat