Shërohet 2-vjeçari i prekur me COVID-19 në Istog

Kosova

Shërohet 2-vjeçari i prekur me COVID-19 në Istog

Më: 18 maj 2020 Në ora: 15:24
Ilustrim

Një 2-vjeçar nga Istogu, i cili kishte rezultuar pozitiv për COVID-19, tashmë është shëruar.

Lajmin e ka bërë të ditur Drejtori për Shëndetësi në këtë komunë, Mujë Osmanaj, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka treguar se aktualisht e kanë vetëm një rast aktiv me koronavirus, por se edhe ai ështënë gjendje të mirë shëndetësore.

“Lajm i mirë për sot është shërimi i fëmiut 2-vjeçar nga covid19(testi i dytë negativ sot). Kemi vetëm edhe një rast ende pozitiv në gjendje të mirë shëndetësore e që presim së shpejti të dalë negative”, ka shkruar Osmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat