Latifi: Një e infektuar dhe pesë të shëruar nga COVID-19 në Rahovec

Kosova

Latifi: Një e infektuar dhe pesë të shëruar nga COVID-19 në Rahovec

Më: 19 maj 2020 Në ora: 23:01
Smajl Latifi

Sonte në Kosovë është paraqitur një rast i ri me coronavirus dhe ai rast vjen nga Komuna e Rahovecit.

Kryetari Smajl Latifi thotë se e infektuara është rast kontakti i një paciente të infektuar nga Reparti i Hemodializës.

“Më këtë rast në Rahovec i kemi 14 raste aktive. Ndërsa vetëm sot janë shëruar pesë qytetarë nga komuna jonë. Po shpresojmë se nga ritestimet që do të bëhen do të dalin negative. Jemi duke shkuar edhe në fazën e përmbylljes së pandemisë edhe në Komunën e Rahovecit”.

Latifi thotë se ekipet e QKMF-së në Rahovec dhe ekipi i IKSHPK-së do të vazhdojnë me gjurmimin e kontakteve të rastit të sotëm.

Kryetari i Rahovecit u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që të kenë kujdes pavarësisht relaksimit të masave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat