​Shërbimi Korrektues i Kosovës nis punën me orar të rregullt

Kosova

​Shërbimi Korrektues i Kosovës nis punën me orar të rregullt

Më: 20 maj 2020 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se nga data 26 maj 2020 fton të gjithë punonjësit e SHKK-së të dalin në punë.

Bazuar në Planin Operativ, me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, i gjithë personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nga dita e martë do të fillojë punën në orarin e rregullt.

Gjatë paraqitjes në punë, stafi uniformuar dhe ai civil është i obliguar t`i zbatojë rregullat në fuqi për mbrojte nga Covid-19.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka marrë vendimin në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat