Mbyllet rruga Prishtinë – Gjilan

Kosova

Mbyllet rruga Prishtinë – Gjilan

Më: 21 maj 2020 Në ora: 12:44
Mbyllet rruga Prishtinë – Gjilan

Për shkak të zhvillimit të punimeve, nesër prej orës 8:00 deri 13:00, përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve në rrugën nacionale N25.2 Prishtinë - Gjilan, segmenti nga "Albi Mall" deri tek udhëkryqi për "Pallatin e Drejtësisë", ka bërë të ditur Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Gjatë kësaj periudhe qarkullimi i automjeteve do të jetë i mundur nëpër rrugën e vjetër për Gjilan dhe anasjelltas.

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit kërkon mirëkuptim nga pjesëmarrësit në trafik, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat