Sot rifilloi qarkullimi i autobusëve ndërurbanë në Kosovë

Kosova

Sot rifilloi qarkullimi i autobusëve ndërurbanë në Kosovë

Më: 21 maj 2020 Në ora: 20:03
Rifilloi qarkullimi i autobusëve ndërurbanë në Kosovë

Nga 18 maji janë lehtësuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, duke u lejuar transporti ndërurban me leje të veçanta.

Ndërsa pas mungesave të qarkullimit të linjave nga qyteti në qytete, sot faqja në Facebook e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka treguar se nga sot, 21 maj, ka filluar qarkullimi i reduktuar i disa linjave për disa qytete.

“Nga sot, 21 Maj 2020 nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë do të fillojnë qarkullimin e reduktuar këto linja në destinacionet: Ferizaj, Pejë, Prizren, Malishevë, Mitrovicë, Lipjan, Gjakovë, Rahovec dhe Gjilan”, thuhet në njoftim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat