Labinot Tahiri premton donacion për Kullat e Jasharëve në Prekaz

Kosova

Labinot Tahiri premton donacion për Kullat e Jasharëve në Prekaz

Më: 22 maj 2020 Në ora: 00:02
Labinot Tahiri

Labinot Tahiri ka premtuar dhurimin e një donacioni për Prekaz.

Këngëtari Labinot Tahiri po vazhdon me aksionet humanitare, përmes së cilave bashkë me fondacionin e tij po u del në ndihmë familjeve në nevojë.

Ai së fundi dhuroi donacion 5000 euro edhe për studentët, lidhur me pagesat për semestër, ndërsa premtoi se do t’i ndihmojë ata edhe në të ardhmen.

Ndërsa, përmes postimit të fundit, Tahiri publikoi pamje nga kompleksi memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan, ku kishte ndihmuar për rregullimin e atij kompleksi.

Ai premton donacionin e radhës për Kullat e Jasharëve në Prekaz, duke shtuar se do të kontaktojë me Bekim Jasharin për të biseduar për zbukurimin e varrezave të dëshmorëve.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I LABIT, PA NDËRHYRJE:

“Të dashur shqiptarë, keni çfarë të shikoni me krenari pêr ndihmën që keni dhênë.

Krenarë me punën tonë si fondacion dhe vullnetarë që se bashku kemi ndihmuar vendin ku janë të varrosur dëshmorët e kombit tonë!

Po presim që të vazhdojmë e ta dërgojmë donacionin në Prekaz, për kullat e Jasharajve! Sapo të jemi në kontakt me Komunên e Skenderajt dhe kryetarin e nderuar Bekim Jasharin kështu do bëhet edhe atje zbukurimi i varrezave të dëshmorëve!

Shteti të veproj më shpejtë për atë vend të bekuar!

Me dashuri Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat