Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, përmes një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë online me kryetarët e komunave nga e mbarë bota, me të cilët kanë diskutuar temat e përbashkëta që i preokupojnë.
“Folëm për projekte që kanë rëndësi bazike për komunitetin dhe që ndikojnë në zhvillimin e gjithmbarshëm të komunave që përfaqësojnë”, ka shkruar Kastrati.
Më poshtë e gjeni të plotë statusin e tij:
Me rrjetin e kryetarëve nga mbarë bota, u takuam sërisht nga distanca për të diskutuar temat e përbashkëta që na preokupojnë??. Folëm për projekte që kanë rëndësi bazike për komunitetin dhe që ndikojnë në zhvillimin e gjithëmbarshëm të komunave që përfaqësojnë.
#ActNOW #Kamenica