Çerdhet pritet të hapen më 2 qershor, nëse vazhdon rënia e numrit të infektuarve

Kosova

Çerdhet pritet të hapen më 2 qershor, nëse vazhdon rënia e numrit të infektuarve

Më: 26 maj 2020 Në ora: 07:47
Ilustrim

Pas heqjes së kufizimit të lëvizjes për qytetarët nga Ministria e Shëndetësisë, pritet të hapen edhe çerdhet për fëmijët.

Gazeta Shneta ka mësuar nga burime të sigurta brenda Komitetit të MSH-së se vendimi për hapjen e çerdheve do të vijë menjëherë në fazën e tretë të lehtësimit të masave që do të ndodh më 2 qershor.

Lehtësimi i masave, përfshirë hapja e çerdheve, do të ndodh në bazë të situatës epidemiologjike pasi pritet të bie edhe më tutje numri i të infektuarve me Covid-19. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia sot në një konferencë për media ka bërë të ditur se është duke u shqyrtuar edhe hapja e shkollave për disa klasë të caktuara, jo në tërësi, nga data 2 qershor.

Kujtojmë se MSH sot ka njoftuar se prej nesër më 28 maj qytetarët nuk do të kenë kufizime të lëvizjes, do të hapen objektet fetare, ndërsa mbajtja e maskave do të bëhet e obligueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat