Kryetari i Lipjanit reagon pas vdekjes së 25-vjeçarit

Kosova

Kryetari i Lipjanit reagon pas vdekjes së 25-vjeçarit

Më: 26 maj 2020 Në ora: 21:38
Sejdi Smajli

Sot ka vdekur Sejdi Smajli nga Komuna e Lipjanit, i riu i cili vuante nga leukemia akute.

Një javë më parë 25-vjeçari ishte nisur për në Turqi për shërim, por nuk arriti të përballojë sëmundjen.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

“Ishim bashkë me ju gjatë kohës ku pothuajse të gjithë u solidarizuam për ta ndihmuar Sejdiun, por edhe sot jemi së bashku të ndjejmë e të ndajmë dhimbjen me ju me rastin ndarjes nga jeta të Sejdiut, që na preku të gjithë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai, ka thënë se Lipjani humbi një të ri, por lipjanasit u treguan solidar e të gatshëm për të ndihmuar.

“Lipjani humbi një të ri, por lipjanasit u treguan solidar e të gatshëm për të ndihmuar, andaj faleminderit të gjithve. Më lejoni që në emer tim, në emër të institucioneve të Komunës së Lipjanit dhe në emër të gjithë qytetarëve të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të djalit tuaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat