Në këtë komunë shërohen dy të infektuarit e fundit me Covid-19

Kosova

Në këtë komunë shërohen dy të infektuarit e fundit me Covid-19

Më: 29 maj 2020 Në ora: 09:35
Besim Ilazi

Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi ka njoftuar se dy rastet e fundit me Covid-19 në këtë qytet janë shëruar duke çuar në zero numrin e personave me koronavirus në këtë qytet.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook njëherit i ka falënderuar qytetarët për durimin gjatë kohës së izolimit.

 “Ju falenderoj përzemërsisht për durimin dhe qetësinë e krijuar për sa kohë që kemi qenë të izoluar. Bëni kujdes, mbaje distancën, respekto rregullat nga IKSHP. Së bashku po ia dalim…! Ditët e mira po afrohen”, shkruan ai.

Sipas shifrave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri më tani në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1.052 të infektuar, prej të cilëve 820 janë shëruar ndërsa 30 kanë vdekur.

Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë shfaqur më 13 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat