Smajl Latifi: Kërkojmë nga shteti t’i përfshijë fermerët në Pakon Emergjente dhe atë të rimëkëmjes

Kosova

Smajl Latifi: Kërkojmë nga shteti t’i përfshijë fermerët në Pakon Emergjente dhe atë të rimëkëmjes

Më: 29 maj 2020 Në ora: 22:41
Smajl Latifi

Në komunën e Rahovecit e cila ka numrin më të madh të fermerëve në nivel vendi, që në total janë mbi 5300 fermrë, gjërat nisen të shkojnë keq që në ditët e para të përhapjes së pandemisë.

Kryetari i kësaj komune Smajl Latifi, për dokumentarin Expose se si filluan të shkojnë mbrapsht gjërat në bujqësi, duke iu shkaktuar dëme të pa riparueshme për këtë vit.

“Ne ditët e para te pandemisë, fermerët tanë kane pasur një pengese reale, për te shkuar ne tokat e tyre dhe për ti kryer te mbjellat. Kemi kërkuar qe ata të mos pengohen, dhe mos kenë probleme me qasjen e tyre në të mbjella. Ata kane vazhduar punën me vështirësi. Pastaj, veshtirësitë janë shfaqur edhe me plasimin e produkteve ne treg, duke i ditur kufizimet qe u vendose. Pastaj pasi qe u krijua faza e dyte lehtësuese dhe u hapen tregjet, fermerëve tanë ju dëmtuan prodhimet e tyre nga te reshurat dhe breshëri. Shume produkte janë detyruar ti hedhin, për shkak se nuk kishte treg. Zonën tone qe lidhet edhe me Komunen e Prizrenit dhe te Suharekes brenda 48h e ka dëmtuar bukur shume reshjet e shiut me rrebesh te breshrit dhe përmbytjet ne disa ultësira qe kane pësuar tokat bujqësore te mbjellura me speca, tranguj, patate, etj. Edhe vreshtat janë dëmtuar. Ndersa Krusha është zona me e dëmtuar. Ne disa zona, demet janë te jashtëzakonshme dhe te pa riparueshme për ketë vit. Ne do te kerkojme qe fondi i rezervuar per emergjenca natyrore ti jepet fermerëve.”

Latifi thekson se ekziston rreziku që një pjesë e fermerëve ta humbin shpresën për investime në bujqësi, në rast se lihen anash nga organet qendrore.

Ai bën thirrje të përkrahen nga shteti.

“Ne po ashtu kemi kërkuar qe bujqit te përfshihen ne pakon emergjente dhe ne pakon e rimekmebjes e natyrisht duhet te kompensohen demet nga reshjet. Nese ata nuk kompensohen ekziston rreziku për te humbur shpresën ne investime te mëtutjeshme, për shkak se ka shume familje këtu qe varen kryesisht nga prodhimtaria e tyre bujqësore. tha Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat