Tahiri: Rastet e reja në Vushtrri, janë raste kontakti, nga e njejta familje dhe janë në vetizolim

Kosova

Tahiri: Rastet e reja në Vushtrri, janë raste kontakti, nga e njejta familje dhe janë në vetizolim

Nga: A.SH Më: 30 maj 2020 Në ora: 22:00
Foto ilustrim

Në Vushtrri kanë dalë edhe 5 raste të reja me koronavirus.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se të gjitha raste janë raste kontakti duke mos harruar edhe dy qytetarë të shëruar të Vushtrrisë.

Postimi në Facebook:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,
Sonte janë shëruar 2 qytetarë të Vushtrrisë dhe janë konfirmuar 5 raste të reja me Covid 19. Të gjitha rastet e reja janë raste kontakti, jane nga e njejta familje dhe janë në vetizolim.
Edhe sot, Shtabi Emergjent Komunal përmes Kryqit të Kuq ka dërguar mjete mbrojtëse mjekësore, barna, ushqime dhe pako higjenike për familjet e prekura.
Derisa po hyjmë në fazën e hapjes së plotë, ju lutem që gjithsecili qytetar të jetë i vëmenshëm dhe të ketë KUJDES.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat