Komuna e Vushtrrisë nuk i ka hap sot çerdhet e as kopshtet, presin sqarim nga qeveria

Kosova

Komuna e Vushtrrisë nuk i ka hap sot çerdhet e as kopshtet, presin sqarim nga qeveria

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 09:29
Ilustrim

Dje, përmes një mbledhje qeveria në detyrë në krye me Albin Kurti, ka bërë të dita masat e reja lehtësuese në kuadër të Fazës së Tretë, që kanë hyrë në fuqi nga sot, por hapja e çerdheve dhe shkollave ka ngjallë shumë reagime.

Derisa qeveria tha se nga sot ato do të hapen disa nga komunat kanë thënë se ato s’janë të gatshme, madje kanë apeluar prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët e tyre në këto institucione.

Edhe komuna e Vushtrrisë, po ashtu përmes një postimi ka thënë se pasi situate epidemiologjike s’është aq e mirë, çerdhen publike dhe private s’do të happen sot.

Ky është postimi i kësaj komune:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë

Në medie u përmend data 1 qershor për hapjen e qerdheve në kushte dhe rregulla strikte. Ne si DKA dhe Komunë nuk kemi marrë asnjë informate zyrtare e as informatë mbi rregullat.

Situata epidemiologjike në qytetin tonë po ashtu është jo e mirë. Prandaj ne bashkëpunim me Komunat tjera dhe me Asociacionin e Komunave, presim që Qeveria të qartësojë situaten dhe rregullat.

Bazuar në këtë prindër të nderuar, mos i dërgoni fëmijët në çerdhe publike dhe ato private nesër (kjo me kërkesë të këtyre institucioneve private) deri ti marrim vendimet dhe rregullat nga niveli qendror dhe derisa çerdhet përkatëse ku i keni fëmijët të ju lajmërojnë për funksionimin e plotë.

Çerdhet do të rihapen në ditët në vijim por në mënyrë të sigurtë!

Shtabi Emergjent Lokal, Vushtrri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat