Klinika e Neurologjisë bëhet me dhomë për pacientë me sklerozë multiple

Kosova

Klinika e Neurologjisë bëhet me dhomë për pacientë me sklerozë multiple

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 12:26
Klinika e Neurologjisë bëhet me dhomë për pacientë me sklerozë multiple

Në Klinikën e Neurologjisë është përuruar dhoma për trajtimin e pacientëve me sklerozë multiple, investim nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe kompania “Roche”, e cila ka dhënë donacion për këtë qëllim.

Kryetari i Shoqatës së Neurologëve të Kosovës, Afrim Blyta, tha se aktivizimi i këtij shërbimi është rezultat i punës 10-vjeçare të një ekipi të jashtëzakonshëm profesionistësh në Klinikën e Neurologjisë.

Prof. Blyta, theksoi mes tjerash, se mjekët tanë janë të përgatitur për të trajtuar raste të tilla, sikurse mjekët në të gjithë botën.

Ndërkaq, Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Nexhmedin Shala, theksoi se dhoma e re do të shërbejë si spital ditor. Ai u shpreh i bindur që QKUK do ta ketë shumë shpejt edhe repartin e veçantë për trajtimin e personave me sklerozë multiple.

Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për të bërë të mundur funksionalizimin e kësaj dhome.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat