Rudari jep detaje për rastet në Podujevë

Kosova

Rudari jep detaje për rastet në Podujevë

Nga: A.SH Më: 1 qershor 2020 Në ora: 21:38
Foto ilustrim

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Podujevës ka dhënë detaje për raste e reja me koronavirus.

Ai ka njoftuar se, katër raste janë nga një familje e fshatit Dobërdol dhe burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Prishtinës, kurse rasti i pestë është një qytetar i Podujevës, i cili dy ditë më parë ka ardhur nga Austria

Njoftimi në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sonte janë konfirmuar pesë raste të reja me Covid19 në komunën tonë.

Katër raste janë nga një familje e fshatit Dobërdol dhe burimi i infeksionit është kontakti me një person nga Komuna e Prishtinës, kurse rasti i pestë është një qytetar i Podujevës, i cili dy ditë më parë ka ardhur nga Austria.

Të gjithë pacientët janë me gjendje shëndetësore stabile, ndërsa konform situatës së krijuar Shtabi Emergjent lokal do të ndërmarr veprimet e nevojshme.

Këto raste vijnë pas gati një muaj e gjysmë, që nuk kishim asnjë rast me këtë virus dhe kur tetë persona të infektuar u shëruan.

Pavarësisht se nga sot kemi hyrë në fazën e tretë të lehtësimit të masave, rastet e sotme tregojnë se virusi Covid 19 vazhdon të jetë i pranishëm.

Qytetarë të dashur, bëni kujdes!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat