Hemodializa e QKUK-së punoi pa pushim gjatë pandemisë, u realizuan 7 mijë e 800 seanca

Kosova

Hemodializa e QKUK-së punoi pa pushim gjatë pandemisë, u realizuan 7 mijë e 800 seanca

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:21
Ilustrim

Klinika e Nefrologjisë në Qendrën Klinike Universitare ka punuar me kapacitet të plotë, duke ofruar shërbimet e nevojshme mjekësore për pacientët, pavarësisht situatës së krijuar me virusin COVID-19.

Gjatë tre muajve të fundit, në Repartin e Nefrologjisë janë pranuar 103 pacientë për trajtimin të mëtutjeshëm.

Siç është bërë e ditur me anë të një komunikate për media, brenda kësaj kohe, gjithashtu, në Repartin e Hemodializës janë realizuar më shumë se 7800 seanca.

Shifrat e nxjerra nga raporti i punës, janë të dhëna për pacientët e përfshirë në programin e rregullt.

Nga 8 prilli deri më 25 maj, ndërkaq, janë kryer 33 seanca të hemodializës për pacientët me COVID 19 në Klinikën Infektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat