Nga nesër lëshohet në qarkullim linja tjetër e trenit Prishtinë – Pejë – Prishtinë

Kosova

Nga nesër lëshohet në qarkullim linja tjetër e trenit Prishtinë – Pejë – Prishtinë

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 20:45
Ilustrim

Trainkos përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se pas rekomandimeve nga qeveria për masat lehtësuese për Fazën e Tretë, ka vendos që nga nesër të lëshojë edhe linjën tjetër të transportit të udhëtarëve në relacionin Prishtinë – Pejë – Prishtinë me i cili niset nga Prishtina në orën 07:50h dhe nga Peja në orën 12:10h.

Ky është postimi i plotë:

Njoftim

Ju njoftojmë pas rekomandimeve nga Qeveria e Republikës së Kosovës për ndërmarrjen e masave lehtësuese për fazën e tretë, Menaxhmenti i Hekurudhave të Kosovës Trainkos Sh.A ka vendosur që lëshoj në qarkullim edhe linjën tjetër të transportit të udhëtarëve në relacionin Prishtinë – Pejë – Prishtinë me i cili niset nga Prishtina në orën 07:50h dhe nga Peja në orën 12:10h duke filluar nga data 03.06.2020.

Për sqarim:

Qarkullimi i trenit në relacionin Prishtinë – Shkup -Prishtinë do të lëshohet në momentin e hapjes së kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Për çdo ndryshim eventual do të ju mbajmë të informuar.

Ju falënderojmë për mirëkuptim dhe bashkëpunimin tuaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat