Asnjë rast i ri me Covid-19 sot në Vushtrri

Kosova

Asnjë rast i ri me Covid-19 sot në Vushtrri

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 21:28
Ilustrim

Janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19 në Kosovë e janë shëruar edhe 4 pacientë.

Njëra ndër komunat me më së shumti raste të konfirmuara me koronavirus, Vushtirra, sot nuk ka asnjë rast të ri. Këtë e ka konfirmuar kryetari i kësaj komune me anë të një statusi në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë

Sonte kemi 0 raste me Covid 19 në qytetin tonë. Këto rezultate janë nga testimet e ditës së djeshme.

Sot janë testuar 69 qytetarë dhe rezultatet nuk ka arritur ti përpunojë IKSHPK, ato i presim gjatë ditës së nesërme.

Inspektorati Sanitar Komunal ka nxjerrë vendim për vetizolim për të gjithë të prekurit me Covid 19, konform ligjit, ndërsa Policia e Kosovës po i monitoron rregullisht secilin rast. Mjektët dhe infermierët e QKMF po ofrojnë ndihmën mjekësore për të prekurit e Shtabi Emergjent Komunal po ofron të gjithë asistencën familjeve të të infektuarve.Pra si gjithnjë ju lutemi KUJDES, secili jemi përgjegjës për vehtën dhe familjen tonë.

Të gjithë qytetarëve të infektuar ju urojmë shërim të shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat