Shënohet rasti i parë me koronavirus në këtë fshat të Vushtrrisë, nuk dihet si u infektua

Kosova

Shënohet rasti i parë me koronavirus në këtë fshat të Vushtrrisë, nuk dihet si u infektua

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 23:40
Foto Ilustrim

Rasti i parë me koronavirus në fshatin Oshlan të Vushtrrisë është punëtor i sektorit privat.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Sylejman Meholli i cili tha se nuk dihet a është rast kontakti apo rast i ri.

“Ka shkuar vet në Kinikën Infektive pasi ka pasur simptoma. Është punëtor i sektorit privat. Më tutje presim që nesër të bëhet gjurmimi total që ta kuptojmë a po flasim për një rast kontakti apo për një rast të ri”, ka deklaruar Meholli për RTV Dukagjini.

Kujtojmë se deri tani në Komunën e Vushtrrisë janë regjistruar 109 raste me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat