Prej katër infeksioneve të reja me COVID-19 në Prizren, dy prej tyre nuk iu dihet burimi infeksionit

Kosova

Prej katër infeksioneve të reja me COVID-19 në Prizren, dy prej tyre nuk iu dihet burimi infeksionit

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 23:09
Foto Ilustrim

Në Prizren edhe sonte janë paraqitur raste të reja me coronavirus.

IKSHPK ka njoftuar se nga kjo komunë edhe katër persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Drejtori i Shëndetësisë në Prizren Visar Shehu thotë se nga katër rastet e reja, dy janë raste kontakti ndërsa dy rasteve tjera nuk iu dihet burimi infeksionit.

“Rasteve që nuk iu dihet burimi i infeksioneve paraqesin më shumë shqetësim pasi ato raste mund të ndihmojnë në përhapjen e pandemisë më tepër”, tha ai.

Shehu thotë se rastet aktive me coronavirus në Komunën e Prizrenit janë në izolim.

“Me katër rastet e ditës së sotme, numri i rasteve aktive shkon në 52”.

Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me coronavirus në Prizren ka shkuar në 140 ndërsa tre prej tyre kanë përfunduar me fatalitet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat