Meholli: Në Vushtrri janë 76 raste aktive me coronavirus

Kosova

Meholli: Në Vushtrri janë 76 raste aktive me coronavirus

Më: 5 qershor 2020 Në ora: 23:33
Sylejman Meholli

Vushtrria vazhdon të regjistrojë raste të reja në baza ditore me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Sylejman Meholli për RTV Dukagjinin thotë se tri rastet e reja me coronavirus janë raste kontakti me familjet që kanë rezultuar pozitive ditë më parë.

Meholli thotë se në përgjithësi rastet e reja me COVID-19 lidhen kryesisht me familjet apo vendin e punës.

“Me rastet e ditës së sotme rastet aktive shkojnë në 76, por një pjesë e këtyre rasteve janë ritestuar dhe pritet të shihet nëse janë shëruar apo jo”, tha ai.

Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri thotë se ditëve në vijim presin valë më të madhe të të shëruarve nga coronavirusi.

Ai thotë se shumica dërmuese e rasteve janë në vet izolim shtëpiak dhe nuk kanë shenja të theksuara të coronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat