Ka filluar pastrimi i Liqenit Akumulues në Mitrovicë

Kosova

Ka filluar pastrimi i Liqenit Akumulues në Mitrovicë

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 17:54
Ilustrim

Sot nga orët e hershme të mëngjesit ka filluar të zhvillohet aksioni për pastrimin e Liqenit Akumulues të lumit Ibër, në Suhadoll të Mitrovicës.

Ky aksion është ndërmarrë me iniciativën e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, në bashkëpunim me Shoqatën e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ (SHPSR) “Ibri”, dhe KRM “UNITETI”, në të cilin janë bashkangjitur edhe kompanitë “Ambienti”, “Euro Ndërtimi”, Klubi i zhytjes “Trepça” dhe një numër simbolik i qytetarëve vullnetarë.

Me këtë rast kryetari Bahtiri u shpreh tejet falënderues nga Shoqata e Peshkatarëve, KRM “UNITETI”, kompanitë tjera në fjalë dhe të gjithë qytetarët tjerë të cilët i’u bashkangjitën këtij aksioni, me qëllim që të pastrohen hapësirat ujore nga barishtet.

Po ashtu kryetari Bahtiri bën të ditur se ky aksion është zhvilluar nga vullneti i mirë i përbashkët, dhe se në programin e tij qeverisës ka paraparë edhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të këtij Liqeni, mirëpo për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 është bërë e pamundur shpallja e tenderit për blerjen e makinës adekuate për pastrimin e Liqenit. Dhe për këtë gjë Komuna ka ndarë mjetet e nevojshme, me ç’ rast shumë shpejt do të pajisemi me këtë makinë, dhe do të kemi një liqen mjaft të pastërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat