Tahiri për 24 rastet e reja në Vushtrri: Të gjitha janë raste kontakti – situata nënkontroll

Kosova

Tahiri për 24 rastet e reja në Vushtrri: Të gjitha janë raste kontakti – situata nënkontroll

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 21:08
Xhafer Tahiri

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi sonte për 36 raste të reja me koronavirus, ku 24 nga to ishin raste nga komuna e Vushtrrisë.

Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, ka treguar se të gjitha janë raste kontakti dhe se situata është plotësisht nënkontroll.

“Të gjitha janë raste kontakti, rreth familjarë. Disa janë nga fshati Nadakofc e disa raste tjera kontakti janë familjarë të një punëtori në KEK”.

“Situata është plotësisht nënkontroll dhe e menaxhueshme – të gjitha rastet e kontaktit janë nën monitorim”, deklaroi Tahiri

Tahiri mes tjerash apeloi tek qytetarët të jenë më të kujdesshëm dhe t’i shmangin daljet e panevojshme – pasi shumica e të prekurve nuk kanë simptoma të theksuara të Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat