​Vushtrria po shndërrohet në vatër të pandemisë, 24 raste vetëm sot

Kosova

​Vushtrria po shndërrohet në vatër të pandemisë, 24 raste vetëm sot

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 21:17
Ilustrim

Komuna e Vushtrrisë këto ditët e fundit ka shënuar numrin më të madh të rasteve me COVID-19. Ndërsa vetëm sot janë regjistruar 24 raste të reja. 15 në fshatin Nedakoc, 6 në qytet, 2 Novolan dhe 1 në Reznik.

Po ashtu një 71 vjeçar nga Vushtrria ka përfunduar me fatalitet

Ndërsa 6 raste janë shënuar në komunën e Mitrovicës dhe 6 në Fushë Kosovë.

Nga data 08 shkurt deri më 06 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.378 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.194 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat