Parashikimi i motit për pesë ditë

Kosova

Parashikimi i motit për pesë ditë

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 12:00
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të ketë mot të paqëndrueshëm.

Sipas institutit, në fushat barike do të ketë luhatje minimale, ndërsa fushat termike mbesin pothuaj konstante, si në temperaturat minimale, ashtu edhe në ato maksimale.“Indeksi UV mbetet i lartë në periudhat kur kupa e qiellit është e hapur. Reshjet e shiut të përcjellura me shkarkime rrufesh, parashihen të jenë lokale dhe afatshkurta, por prezent në të gjitha ditët e kësaj jave.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat