Moti për këtë javë, temperaturat arrijnë deri në 27 gradë

Kosova

Moti për këtë javë, temperaturat arrijnë deri në 27 gradë

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 09:03
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të kësaj jave do të mbajë mot i paqëndrueshëm.

“Në fushat barike do të ketë luhatje minimale, ndërsa fushat termike mbesin pothuaj konstante, si në temperaturat minimale, ashtu edhe në ato maksimale. Indeksi UV mbetet i lartë në periudhat kur kupa e qiellit është e hapur. Reshjet e shiut të përcjella me shkarkime rrufesh, parashihen të jenë lokale dhe afatshkurta, por prezent në të gjitha ditët e kësaj jave”.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s”, bën me dije IHMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat