Paralajmëron Tahiri: Maska dhe distancë për personelin dhe konsumatorët ose mbyllje të lokaleve

Kosova

Paralajmëron Tahiri: Maska dhe distancë për personelin dhe konsumatorët ose mbyllje të lokaleve

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 13:40
Xhafer Tahiri

Paralajmëron Tahiri: Maska dhe distancë për personelin dhe konsumatorët ose mbyllje të lokaleve

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka paralajmëruar bizneset se nëse nuk përfillin masat ndaj COVID-19, do të marrë masa

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Komuna e Vushtrrisë.

“Komuna po shqyrton mundësinë të ndryshojmë rregulloren komunale për gjobat mandatore për të shqiptuar masa për mos mbajtje të maskës dhe distancës sociale. Me këtë rast Kryetari Tahiri ju ka shpjeguar bizneseve që çdo gjë tashmë është e qartë, ose maska për personelin dhe konsumatorët ose mbyllje”, bëhet e ditur në njoftim.

Në Komunë, QKMF, Gjykatë dhe në dyqane, nuk lejohet hyrja pa maska.

“Me mbajtë maskë nuk është marre, me përhapë virusin edhe është marre por edhe është e kundërligjshme”, ka thënë Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat